Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

Yjet e Hollywood-it dhe arsyeja pse kanë vendosur t’i thonë ‘Jo’ prindërimit!

Një studim ka treguar se njerëzit pa fëmijë janë po aq të lumtur sa prindërit. Në ditët e sotme, më shumë çifte po bëjnë zgjedhjen e vetëdijshme për të mos pasur pasardhës. Disa preferojnë të përqendrohen në karrierën e tyre se sa në jetën familjare, ndërsa të tjerëve thjesht u mungojnë instinktet edukuese ose interesi për fëmijët.

Cilado qoftë arsyeja e tyre, këta të rritur po dëshmojnë se riprodhimi nuk është qëllimi ynë suprem si njerëz. Këtu janë disa nga arsyet e ndryshme që pse disa të famshëm të Hollivudit kanë vendosur t’i thonë ‘Jo’ prindërimit.

1. Keanu Reeves

Aktorii njohur ishte gati të bëhej baba kur ishte 36 vjeç, por fatkeqësisht, e dashura e tij e atëhershme lindi një foshnjë të vdekur. Reeves nuk u bë kurrë baba dhe duket se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë realitet. 5 vite më parë ai pranoi:

Është tepër vonë. Mbaroi. Unë jam 52 vjeç. Nuk do të kem fëmijë.

2. Helen Mirren

Në vitin 2007, aktorja ishte shumë e sinqertë për mënyrën se si ndihej për t’u bërë nënë. Ajo zbuloi:

Thjesht nuk jam e interesuar. Unë nuk kam asnjë instinkt të nënës. Jam shumë e lumtur që nuk kam fëmijë. Por unë i dua fëmijët dhe kam familje.

3. Jared Leto

Disa vite më parë, aktori dhe këngëtari zbuloi se thjesht nuk ishte gati për të qenë baba, duke pranuar se të bëhesh baba është një përgjegjësi e madhe që nuk do të mund t’i përkushtohej plotësisht për momentin. Ai pranoi:

Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme të jesh i pranishëm nëse ke fëmijë. Kam shumë gjëra për t’u kujdesur.

4. Oprah Winfrey

Prezantuesja e njohur 68-vjeçare është në një lidhje me partnerin e saj prej 36 vitesh. Ajo shpjegon se nuk ndihet keq për vendimin e saj për të mos pasur fëmijë.

Nuk do të kisha qenë një nënë e mirë për foshnjat, nuk kam durim. 

5. Dolly Parton

Edhe pse nuk i ka pasur kurrë të sajat, këngëtarja e njohur ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë me fëmijët dhe është mësuar t’i ketë pranë.

Unë u rrita në një familje të madhe me 8 fëmijë më të vegjël. Shpesh mendoj, thjesht nuk ishte shkruar që unë të kisha fëmijë, kështu që fëmijët e të gjithëve mund të jenë të mitë. 

5. Leonardo DiCaprio

I pyetur nëse ka plane në të ardhmen për të pasur fëmijë, ylli i Hollivudit, i cili është gjithashtu një aktivist mjedisor, ka reaguar duke thënë:

A do të thotë a dua të sjell fëmijë në një botë si kjo? Megjithatë, nëse ndodh, ndodh.