Bota Botë e Çuditshme

Ylberi spektakolar që u formua në qiellin e Nju Jorkut ditën e djeshme!

Në 22 vjetorin e 11 shtatorit, një ylber spektakolar u formua në qiellin e Nju Jorkut. Ylberi u shfaq në Manhatan jugor të hënën pasdite pasi një stuhi goditi Nju Jorkun. Ylberi i madh ishte i dyfishtë dhe mbulonte horizontin, duke krijuar një hark të plotë. Ylberi ishte i dukshëm mbi Central Park dhe ai u formua midis Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Empire State Building.

Njerëzit që ishin mbledhur për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit ndanë fotot unike në rrjetet sociale. “Ylberi i mrekullueshëm i dyfishtë mbi Nju Jork që sjell dritë në një ditë të errët,” shkroi një reporter i NBC në X (ish-Twitter). Të tjerë shkruanin se është një shenjë nga Zoti, ndërsa të tjerë e krahasuan Nju Jorkun me një “lug ari”. Ylberi u formua midis reve të errëta ndërsa dielli po perëndonte.