Showbiz

Zayn paralajmëron projektin e tij më të ri muzikor

U bë kohë që këngëtari i famshëm Zayn Malik nuk ka publikuar projekte të reja muzikore megjithëse ka bërë një kover të këngës “Trampoline” në bashkëpunim me grupin Shaed.

Pas ish-pjesëtarëve të tjerë të grupit “One Direction” të cilët kanë publikuar ose lajmëruar lançimin e këngëve të reja, tashmë edhe radha e Zayn.

Pas një muaji shkëputjeje nga rrjetet sociale, 26-vjeçari britanik më në fund zbuloi prurjen më të re që do të publikojë së shpejti.

“Flames” quhet kënga më e re e artistit që është projekti i parë pas albumit të tij të fundit “Icarus Falls” të publikuar në vitin 2018.