Bota Botë e Çuditshme Tech

Zbulohen të dhëna të reja për planetin që ka ujë të rrjedhshëm, e gjitha falë teleskopit James Webb!

Teleskopi hapësinor, James Webb, ka zbuluar të dhëna të reja rreth një planeti në sipërfaqen e të cilit mendohet se ka ujë të rrjedhshëm. K2-18b ndodhet 120 vite dritë larg nga Toka. Sipas të dhënave të përpunuara në një nga instrumentet më të avancuara të astronomisë, rezulton se eksoplaneti K2-18b mund të jetë i pajisur me disa elemente kyçe që e bëjnë një planet të suportojë trupa uji dhe për rrjedhojë edhe jetë.

K2-18 orbiton një yll xhuxh, ndodhet në zonën Goldilocks dhe është 8.6 herë më i madh se Toka. Pas analizës së bërë, observatori i Webb-it në Tokë, planeti ka sasi të konsiderueshme metani dhe dioksid karboni në atmosferën e tij. Prezenca e këtyre molekulave që përmbajnë karbon, së bashku me mungesën e amoniakut, mund të indikojnë një atmosferë të pasur me hidrogjen që mbështjell një botë oqeanike.

Karboni është cilësuar si tulla ndërtuese e të gjitha formave të jetës në Tokë. Të dhënat e para rreth këtij planeti janë marrë fillimisht nga teleskopi hapësinor Hubble. Zbulimet e bëra nga Hubble në shtator të vitit 2019, u erdhën në ndihmë shkencëtarëve që të bënin kërkime më të thelluara. Teleskopi James Webb, i cili mund të zbulojë dritën infra të kuqe të padukshme për syrin e njeriut, kërkoi saktësisht për elementet që ndodhen në atmosferën e planetit.

Vëzhgimet e fundit, lënë të kuptohet se një molekulë shumë e veçantë, e quajtur sulfid dimetil, mund të jetë e pranishme në K2-18b. Në Tokë, sulfidi dimetil “prodhohet vetëm nga jeta”, sipas NASA-s. Pjesa më e madhe e DMS në atmosferën e Tokës emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare.