Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet emri i të dashurës misterioze të Stresit, kjo është 18-vjeçarja që i ka rrëmbyer atij zemrën!

Reperi i njohur, Stresi, zbuloi së fundmi se është në një lidhje dashurie. Stresi i surprizoi të gjithë dje duke prezantuar papritur të dashurën e re. Ai ndau me ndjekësit në “Instagram” një fotografi ku shfaqej krah partneres së tij.

Pavarësisht se postoi foto me të dashurën, Stresi u kujdes që të mbulonte portretin e saj, duke e mbajtur mister identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse Stresi ka zgjedhur që të mbajë mister identitetin e vajzës, tashmë është zbuluar. Ajo quhet Erzenida dhe është 18 vite më e vogël se reperi, ajo ka mbushur 18 vjeç në muajin korrik, shkruan “albeu”.

Kujtojmë se para Erzenidës, Stresi ka qenë në një marrëdhënie me Keisin. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta reperi në asnjë moment nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë për Keisin dhe ka treguar se sa e rëndësishme është ajo për të duke theksuar se vendin e saj s’do e zërë askush.

Rikujtojmë se, para pak kohësh reperi kishte pranuar se ka nisur një romancë të re. 

Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër.