Botë e Çuditshme

Zbulohet krijesa që duket si ‘alien’ në Antarktidë!

Shkencëtarët kanë prezantuar një krijesë të re që u vu re në fund të Antarktidës. ‘Ylli i pendëve të luleshtrydhes’ në Antarktidë (Promachocrinus fragarius), siç u quajt, ka 20 tentakula të cilat mund të arrijnë 20 centimetra në gjatësi. Emri i saj i referohet luleshtrydhes dhe jo rastësisht. Në përpjekje për të zbuluar më shumë rreth kësaj krijese të re, shkencëtarët hoqën disa tentakula dhe u çuan në bazën e tyre, e cila duket si një luleshtrydhe.

Të paktën sipas tyre, sepse publikut më shumë i ngjan si alien. Tentakulat e saj, veçanërisht ato më të hollat, e ndihmojnë krijesën e veçantë të qëndrojë e qëndrueshme në fund, ndërsa tentakulat e saj më të mëdha e ndihmojnë atë të lëvizë përgjatë shtratit të detit. Lloji i ri i përket krinoideve, ku gjejmë yll deti dhe iriq deti. Shumica e specieve të kësaj kategorie zakonisht kanë deri në 10 gjymtyrë, prandaj fragarius shquhet me 20 tentakulat e saj. Zakonisht jeton në një thellësi midis 65 metra dhe 1 kilometër nën sipërfaqen e detit. Koka e saj drejtohet nga fundi dhe tentakulat lëkunden drejt sipërfaqes.