Aktualitet Politikë

Zbulohet letra e Deputetit Alqi Bllako ku heq dorë nga mandati i deputetit: Vihem në dispozicion të drejtësisë

Pak momente më parë ka mbërritur në Kuvend edhe kërkesa për dorëheqje nga mandati i Deputetit të Alqi Bllakos. Në letrën e siguruar nga Topa Albani Radio, Ballko shkruan se ka vendosur të jetë në dispozicion të drejtësise i bindur se pafajësia e tij do të vërtetohet.

“Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia ime, integriteti dhe ndershmëria në detyrën e ushtruar me këtë akt personal vihem në dispozicion të drejtësisë duke gjykuar t’i hap rrugën të pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”- shkruan Bllako.

Ndërkohë nën 18:00 është njoftuar mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe për të hequr imunitetin e deputetit Alqi Bllako, çka do ti hapte rruge arrestimit të tij.