Botë e Çuditshme Design Lifestyle

Zbulohet mrekullia e shekullit të pestë në Gaza!

Së fundmi, një fermer ka zbuluar rastësisht një mozaik të jashtëzakonshëm në dysheme, i cili daton në shekullin e pestë pas Krishtit. Zbulimi është bërë në Gaza. Mozaiku përfshinë kafshë dhe shpendë të ndryshëm. Salman al-Nabahin, i cili jeton rreth 700 metra larg nga kufiri me Izraelin, e zbuloi mozaikun ndërsa ishte duke punuar në tokën e tij të mbjellë me ullinj.

Ai e përshkruan zbulimin e tij si një thesar që i përket çdo palestinezi.

E shoh atë si një thesar. Mësuam se ishte mozaik i që i përkiste epokës bizantine.

Ndërkohë, Ministria palestineze e Turizmit u shpreh se ky zbulim arkeologjik është ende në fazat e hershme.

Ne presim të mësojmë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit. Ne po punojmë me ekspertë ndërkombëtarë për këtë.

Rikujtojmë, se së fundmi artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij të cilën këtë radhë ia ka kushtuar së ndjerës, mbretëreshës Elizabeth. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra. Artisti me origjinë nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.