Aktualitet

Zbuloni ku anon peshorja sipas votuesve të TAR, lidhur me paralajmërimin për bojkot të studentëve nëse nuk i jepet 100 euro rimbursim çdo muaj!

Pas pedagogëve të cilët kërkuan rritje pagash, këtë të hënë ishin studentët të cilët iu drejtuan kryeministrit me një kërkesë për mbështetje financiare për të përballuar në këtë kohë krize ekonomike shpenzimet studentore.

Ne nuk nisim vitin akademik në këto kushte. Xhepat e studentëve janë bosh.

Nëpërmjet një peticioni online brenda dy javëve të rinjtë kanë mbledhur më shumë se 6000 firma dhe listën me emrat e studentëve e dorëzuan në kryeministri.

Peticioni është organizuar nga grupi ‘studentët denoncojnë’ ku kërkojnë një shumë prej 100 euro kur ka rritje të cmimeve të qirave, minimalen e gjen në periferi 300 euro, janë rritur edhe cmimet e produkteve të shportës.

Në rast se kërkesa e tyre për t’u rimbursuar me 100 euro cdo muaj nuk plotësohet nga qeveria, ata propozuan që të ulen kostot e studentëve me tarifën e studimit. Në të kundërt, paralajmëruan protesta.

Pikërisht lidhur me paralajmërimin për bojkot të studentëve nëse nuk i jepet 100 euro rimbursim çdo muaj, ja si kanë votuar votuesit e Top Albania Radio-s.

Të drejtë kanë 75%

Nuk duhet bojkotuar viti akademik 25%

Epo peshorja duket qartazi që anon nga studentët, me 75% të votuesve që u japin të drejtë.