Celebrities Fashion Magazine

Zbuloni si ishin veshur yjet në “Gucci Love Parade’!

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një nga shfaqjet më të mëdha dhe më të rëndësishme, të markës më të madhe dhe prestigjoze “Gucci”. Kjo shfaqje titullohej ‘Love Parade’ dhe bëri së bashku shumë nga yjet e njohur jo vetëm nga bota e modës por edhe ajo e muzikës. Stilisti i njohur italian, Alessandro Michele u shpreh se:

Është një ëndërr e realizuar, një ndjenjë e madhe, e pamasë për mua!

Një shfaqje ku të gjithë spikatën nën tigujt edhe të muzikës së përzgjedhur, si “All is Full of Love” dhe “Big Time Sensuality”. Ishin legjendat e vërtetë të Hollywood-it që arritën t’ia ngrinin shkëlqimin, si Macaulay Culkin, Jodie Turner-Smith dhe Jared Leto të cilët morën pjesë dhe parakaluan me radhë në pistë.

Pavarësisht se gjithçka mbante emrin e perfeksionit, pasi vetë Michele ishte kujdesur për të gjtha në mënyrë që të mos mungonte asgjë. Ja si kishin zgjedhur që të visheshin disa nga yjet e famshëm.

1. Miley Cyrus
2. Billie Eilish
3. Dakota Johnson
4. Lizzo
5. Salma Hayek
6. Serena Williams
7. Gwyneth Paltrow
8. James Corden dhe Julia
9. Lindsey Vonn
10. Diane Keaton