Bota

Zelensky thirrje SHBA-së: Rusia të njihet si ‘shtet terrorist’!

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u takua me senatorët amerikanë të shtunën dhe bëri thirrje që Rusia të njihet zyrtarisht si një “shtet terrorist”.

“Kam zhvilluar bisedime sot me një delegacion senatorësh amerikanë të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitchell Mcconnell në Kiev,” tha ai.

“Unë besoj se kjo vizitë tregon edhe një herë forcën e mbështetjes dypartiake për shtetin tonë, forcën e lidhjeve midis kombeve ukrainase dhe amerikane,” shtoi presidenti ukrainas.

Diskutimet për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe shtrëngimin e sanksioneve ndaj Rusisë u zhvilluan gjithashtu gjatë takimit, sipas Zelenskit.

Po ashtu Zelensky nënshkroi një ligj që ndalon partitë pro-ruse,

“Kam mbërritur në Berlin, ku do të takoj zyrtarisht ministrat e jashtëm” të vendeve të NATO-s “për të diskutuar aleancën tonë dhe veprimet e qëndrueshme për të adresuar agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës”. Kështu shkruan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërsa Jens Stoltenberg u shpreh se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.