Bota

Zemërim në Egjipt për rinovimin ‘absurd’ që vesh një nga Piramidat e Gizës me pllaka graniti…

Një rinovim në Egjipt që kërkon të veshë një nga piramidat me gurë graniti ka shkaktuar zemërim të aktivistët ndërsa është quajtur nga ekspertët si “të drejtosh kullën e Pizës”.

Punimet në piramidën Menkaure në Giza siç tregohet në një video kanë sjellë kritika e protesta, ku një nga ekspertët vendas dënonte ‘absurditetin e tyre’.

Ndërsa Mostafa Waziri, kreu i antikiteteve të Egjiptit e quante “projekti i shekullit”.

Teksa punonjësit vendosnin gurët e rinj gri pranë atyre të vjetër në ngjyrë floriri, Waziri informonte shikuesit për procesin, por shumë prej tyre reagonin me tallje.

“Po projektin e drejtimit të kullës së Pizës e ke planifikuar?” pyeste një prej tyre.

“Në vend të këtyre pllakave përse nuk i vishni më mirë me letër muri?” tha një tjetër me ironi.

Egjiptologia Monica Hanna e quante projektin të pamundur: “Vetëm një shtresë pllakash i mungonin piramidës së Menkaure! Kur do t’i ndalojmë këto absurditete që po bëjnë me trashëgiminë e Egjiptit? Të gjitha parimet e rinovimeve ndalojnë këto ndërhyrje”, shtoi ajo duke kërkuar mobilizim të të gjithë arkeologëve.

Zyrtarët thonë se “kur piramidat janë ndërtuar fillimisht kanë qenë të veshura me shtresë graniti, e cial është zhdukur me kalimin e kohës”, por shumë dashamirës hidhnin dyshime mbi pretendimet dhe qëllimet e ndërhyrjes.

Punimet pritet të zgjasin tre vjet dhe po kryhen nga një mision egjiptiano-japonez, sipas zyrtarëve. Ruajtja e trashëgimisë në Egjipt është një debat i nxehtë prej kohesh pas disa ndërhyrjeve të padëshiruara e të pashpjeguara të qeverisë.

Shkatërrimi kohët e fundit të një zone historike në Kairo solli protesta të gjera nga shoqëria civile, teksa aktivistët po përpiqen të ndalojnë içka të ngjashme dhe te xhamia e shekullit të 15-të Abu al-Abbas al-Mursi në qytetin bregdetar Alexandria, i dyti më i madh në vend.

Zyrtarët kërkojnë të lyejnë në të bardhë tavanet e mrekullueshme ornamentale të xhamisë më të madhe e të vjetër të qytetit, shkruan Daily Mail.