Celebrities Gossip Showbiz

“Zgjati 3 vjet…”, Kejvina flet për lidhjen e saj të dashurisë!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Brenda shtëpisë disa banorë kanë treguar rreth lidhjeve të dashurisë që kanë pasur në jetën e tyre, ndër to vetëm pak më parë ka qenë edhe Kejvina. As më përpara kejvina nuk ka treguar kurrë informacione rreth jetës së saj personale ndërsa sot ka treguar se ka pasur një lidhje 3 vjeçare.

Nuk kam pasur kurrë drama… lidhja më e gjatë 3 vjet,  e para dhe e fundit 3 vjet, se bëj shaka …jo nuk më erdhi në majë të hundës thjesht mbaroi

Ditën e sotme Luizi ka bërë një veprim sa të veçantë dhe qesharak aq edhe romantik le të themi, pasi i ulur në oborr së bashku me Kejvinën dhe Tean ka lyer buzët e tij me një nga buzëkuqët e Kiarës. E duket se i ka shijuar shumë ky moment, pasi nuk ka dashur ta shqetësoj ose ta ndërpresë njeri dhe është shprehur se kështu i duket sikur është duke e puthur Kiarën.