Art & Kulturë

Nesër zhvillohen homazhet në nder të Dritëro Agollit

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet, nesër zhvillohen homazhe në nder të Dritëro Agollit.  Shqipëria është në zi për gjigandin e letërsisë i cili u shua dje në moshën 85-vjeçare pas disa ditëve i shtruar në Sanatoriumin e Tiranës, si rezultat i problemeve me frymëmarrjen. Gjeniu i letrave lë pas një trashëgimi të shtrenjtë letrare e artistike, si dhe poezitë që frymëzuan breza të tërë. Gjithashtu, Dritëro Agolli lë pas një trashëgimi politike.