Bota

Afganistan, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare

Në Afganistan po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ato duhej të mbaheshin në 2015-ën, por u shtynë për shkak të reformave zgjedhore e mungesës së stabilitetit, pasi 4 vjet më parë, forcat e NATO-s iu dorëzuan atyre afgane, përgjegjësitë rreth sigurisë. Qeveria Afgane synon të dëshmojë se është në gjendje të organizojë votime të qeta e transparente, pavarësisht luftimeve mes forcave qeveritare e talebanëve.