Showbiz

Andrea Bocelli, artisti i parë klasik që kryeson klasifikimet e “Billboard”

Këngëtari legjendar italian Andrea Bocelli rihyn në klasifikimin e “Billboard” si këngëtari i parë klasik që kryeson “Artist 100” në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu mban vendin e parë në “Billboard 200” për albumin e tij më të ri të quajtur “Si”. Bocelli theu një rekord 10-vjeçar në chart-in amerikan dhe muzika e tij po mirëpritet edhe globalisht.

Albumi i tij më i ri ka marrë vlerësimet maksimale nga kritika për bashkëpunimet e zgjedhura me kujdes me këngëtarë të një tjetër gjenerate si Ed Sheeran, Josh Groban dhe së fundmi Dua Lipa.

Andrea Bocelli dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa janë bërë bashkë për një baladë të ndjerë të titulluar “If Only”.