Aktualitet

Arsenali i armëve në Elbasan, shkon në 4 numri i zyrtarëve të pezulluar nga detyra

Shkon në 4 numri i zyrtarëve të pezulluar nga detyra për nxjerrje të sekretit hetimor, lidhur me zbulimin e një arsenali armësh në Elbasan, pasditen e 1 korrikut. Shefi i Krimeve në Cërrik, Albion Xhitozi dhe shefi i Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj janë dy zyrtarët e tjerë, pezulluar nga detyra për nxjerrje të informacioneve dhe foto të arsenalit të armëve të sekuestruara në Elbasan. Armët janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor.