Politikë

Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se po varfëron shqiptarët me politikat që ndjek. Lulzim Basha përmes një postimi në rrjete sociale thotë se korrupsioni i qeverisë Rama po zbras qytetarët, pasi një në tre tendera është pa garë. “229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sa më gjatë kjo qeveri aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli” shkruan Basha.