Bota

Be heq Shqipërinë nga “lista gri” e pastrimit të parave

Bashkimi Evropian hoqi shtatë vende nga “lista gri” e pastrimit të parave, mes tyre edhe Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat ministrat e Financave të bllokut të BE-së, thanë se:“Shqipëria, Kosta Rika, Mauritius, Serbia dhe Zvicra kanë zbatuar përpara afatit të tyre të gjitha reformat e nevojshme për të përmbushur politikën e qeverisjes së mirë të taksave të BE.”  Gjithashtu nga “lista gri” kanë dalë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e Ishujt Marshall.