Rajoni

Beogradi shpreson se vizita e Macronit do t’i jap fund taksës

Beogradi shpreson se vizita e sotme në Serbi e Presidentit të Francës do t’i japë fund taksës që Prishtina i ka vendosur mallrave serbë, prej nëntorit të kaluar. Qëndrimin e shprehu kryediplomati Ivica Daçiç. Ndërkaq, me homologun Aleksandër Vuçiç, pritet që Emmanuel Macron të firmosë 20 marrëveshje, 5 prej tyre për armatime. Për autoritetet serbe, vizita e Macron-it është ndër më të rëndësishmet e personaliteteve të huaja në dekadën e fundit.