Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema dhe Vlashent Sata kurorëzojnë dashurinë e tyre!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.

They are no longer deleted, Dojna Mema and Vlashent Sata confirm the connection

Secili prej tyre mban një buqetë me lule të bardha në duar. Të veshur shumë bukur dhe me stil, Dojna gjithashtu ka ndarë një tjetër foto ku duket certifikata e martesës. Ndërkohë, postimin Dojna e shoqëroi me shkrimin e mëposhtëm.

Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka.

Ndjekësit vërshuan në seksionin e komenteve për të shprehur pëlqimin për çiftin e dashuruar. Kujtojmë se pak kohë më parë Dojna bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Fotot dhe videot e saj me bark të rrumbullakosur nuk kanë munguar, teksa prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, njoftoi disa javë më parë edhe gjininë e bebit. Dyshja së shpejti do të shtojnë familjen e tyre me një vogëlush.