Showbiz

Elvana Gjata dedikim të ëmës dhe bluzave të bardha që janë në frontin e parë të luftës me pandeminë

Ditën e djeshme bota festoi ditën e nënës dhe mijëra njerëz dhe personazhe të famshme nuk kanë ngurruar të bëjnë dedikimet e tyre të ndjera për nënat.

Sakaq, këngëtarja shumë e dashur e publikut ka bërë një urim për nënën e saj Donikën e cila është gjithashtu në frontin e parë të luftës së Koronavirusit.

“Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët, për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira.. Heronj të vërtetë! Gëzuar ditën e nënave”– shkruan këngëtarja.