Rajoni

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin

Gjykata në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin. Gjyqtarët kundërshtuan apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, për ndryshimin e dënimit të tij për genocid dhe krime lufte në vitet 1990 dhe e zëvendësoi vendimin 40-vjet burg me burgim të përjetshëm. 73-vjeçari, një ish-poet dhe psikiatër, u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që rezultoi me mbi 10 mijë viktima.