Rajoni

Haradinaj-Vuçiçit: Reflekto, Kosova tashmë është shtet

Kryeministri i Kosovës, i kërkoi homologut të Serbisë, që të reflektojë dhe të prezantojë qëndrime evropiane dhe jo të së kaluarës. Këtë deklaratë, Ramush Haradinaj e bëri pas paralajmërimeve të Aleksandër Vuçiç për masa të rrepta ndaj Kosovës, nëse nuk heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që t’i kthehet dialogut. “Reflekto Vuçiç! Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, shkruan në rrjete sociale Haradinaj.