Sport

Ilkay Gundogan rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, rezulton pozitiv me Covid-19. Lajmin e konfirmoi klubi i Premier League, duke e bërë atë lojtarin e tretë në skuadër që doli i infektuar. Anësori Riyad Mahrez dhe mbrojtësi Aymeric Laporte më parë kanë dalë pozitivë këtë muaj. Gundoan do të qëndrojë në karantinë për 10 ditë.