Showbiz

Justin Bieber lançon albumin e ri në ditën e dashuruarve

Pasi mori një periudhë të shkurtër pushimi nga muzika për tu përqendruar tek shëndeti i tij mendor, Justin Bieber është rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Së fundmi këngëtari kanadez ka publikuar një projekt të ri muzikor që me siguri të gjithë e keni dëgjuar. Bëhet fjalë për “Yummy”, një prurje të cilin ai i’a ka kushtuar jetës së tij seksuale me bashkëshorten, Hailey Bieber.

26-vjeçari gjithashtu ka zbuluar edhe datën e publikimit të albumit të tij të ri. Në festën e të dashuruarve, Bieber do të nxjerrë albumin e shumëpritur për të gjithë fansat e tij.