Bota

K. Veriut shkatërron tunelet bërthamore, pjesëmarrës edhe gazetarët e huaj

Pavarësisht rikthimit te retorikat e ashpra, Koreja e Veriut ndërmori sot një hap drejt sheshimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke shkatërruar përmes shpërthimit të paktën 3 tunele bërthamore, godina mbikëqyrjeje, një fabrikë shkrirjeje metalesh dhe disa zona banimi përreth vendit të testimeve bërthamore, në Punggye-ri. Procesi u mbikëqyr edhe nga gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe një ekip i CNN.