Showbiz

Lady Gaga flet për vështirësitë e krijuara nga stresi post traumatik

Lady Gaga ka qenë e ftuara e parë e Oprah Winfrey në emisionin e saj dhe jo pa qëllim.

Këngëtarja me famë botërore ka dashur të japë një mesazh mbi shëndetin mendor dhe sesa rëndësi duhet t’i kushtojmë atij çdo ditë.

Ajo vendosi të ndajë edhe një herë tjetër historinë e trishtë të përdhunimit në moshën 19-vjeçare. Këngëtarja u shpreh se përdhunimi sistematik nga një person shumë i afërt me të e bëri të zhvillonte stresin post traumatik që e përndjek edhe sot.

33-vjeçarja tha se edhe kur u bë e famshme dhe jeta e saj ndryshoi rrënjësisht ende kishte momente kur mbyllej në dhomën e ndonjë hoteli për shkak të traumës dhe stresit të përjetuar.

“Përpiqesha që ndërkohë të mos e kujtoja më këtë gjë, por papritur fillova sërish të ndjeja atë dhimbje të jashtëzakonshme në trupin tim dhe ndihesha sikur po përdhunohesha” -tha ajo gjatë intervistës.