Rajoni

Lufta e UÇK-së, më 28 shtator Salih Mustafa del para Hagës

Salih Mustafa do të paraqitet para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë më 28 shtator. Themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit u arrestua më 24 shtator dhe po të njëjtën ditë u transferua në Hagë.

Ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte, të kryera në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

“Ata u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës”, thuhet në aktakuzë.