Bota

Mbledhje e jashtëzakonshme, Britania dhe BE pranojnë marrëveshjen e Brexit-it

Qeveria britanike ra dakord me tekstin e marrëveshjes së ofruar një ditë më parë nga Bashkimi Europian. Çdo ministri i është kërkuar të takohet kokë më kokë me kryeministren sonte në mbrëmje. Ndërkaq Theresa May ka thirrur edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit nesër për të diskutuar projekt-marrëveshjen e Brexit-it. Sipas BBC-së, teksti është dakordësuar në nivel teknik pas negociatave intensive këtë javë.