Showbiz

Meghan Markle sërish në qendër të kritikave këtë herë mbi mënyrën se si mban në krah të birin

Edhe pse u largua nga familja mbretëtore Meghan Markle vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sidomos për kritika.

Ditën e kaluar ajo u fotografua duke bërë një shëtitje me djalin dhe 2 qentë e saj ku duhet theksuar se dukej mjaft e lumtur.

Megjithatë fotot e mëposhtme kanë marrë reagime të ashpra nga publiku mbi mënyrën se si ish-dukesha e Sussex po mbante në krah Archi-n.

Sipas komentuesve të shumtë, djali i vogël nuk dukej aspak rehat nga mënyra se si po qëndronte në krahët e nënës së tij. Pozicioni ishte i sikletshëm dhe dukej sikur do të rrëshkiste nga krahët e Meghan nga momenti në moment.

“Ajo duhet të marrë menjëherë këshilla nga dado e saj. Princi i vogël nuk është rehat” -ishte një ndër komentet kritikuese online.