Showbiz

Një dasmë në “Super Bowl” me 100 mijë njerëz, Alex Rodriguez flet për ceremoninë ideale

Alex Rodriguez së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e Jimmy Fallon ku ka folur për propozimin e famshëm që i bëri Jennifer Lopez.

Tashmë të gjithë presin një dasmë madhështore ashtu siç vetëm J-Lo mund të organizojë por moderatori i emisionit këshilloi diçka tjetër.

Meqënënse këngëtarja do të performojë përgjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes, “Super Bowl Half Time Show”, do të ishte fantastike nëse dyshja do ta bënin dasmën gjatë kësaj kohe me plot 100 mijë të ftuar në stadium.

“100 mijë të ftuar? Po mendoja diçka më private rreth 100 të ftuar, por Jennifer e meriton një dasmë madhështore si kjo e para” -u shpreh Alex.