Showbiz

Pas akuzave për abuzime seksuale, vajza e reperit R Kelly bën një deklaratë kundër babait të saj

Ditën e djeshme aktorja dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga kërkoi ndjesë publike për bashkëpunimin me reperin R Kelly në vitin 2013.

Falja e saj vjen pas publikimit të dokumentarit “Surviving R Kelly”, ku disa vajza zbulojnë se si ai ka abuzuar seksualisht me to. Kënga e tyre është hequr menjëherë nga të gjitha platformat ndërkohë që pak më vonë ka ardhur edhe reagimi i vajzës së tij.

Pasi tha fillimisht se babai i saj është një përbindësh, Joann Kelly publikoi disa shkrime në historinë e Instagram-it ku rrëfente sesa e vështirë ka qenë për të përballej me shkatërrimin e familjes së saj.

Ajo u shpreh se ka vite që nuk flet me babain e saj po kështu edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.