Showbiz

Përse Angelina Jolie ende mban mëri kundrejt Brad Pitt?!

Kanë kaluar rreth 3 vite që kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën t’i japin fund martesës së tyre por edhe pas kaq shumë kohësh Angelina mban mëri.

Burime pranë aktores hollivudiane konfirmuan për “Us Weekly” se Angelina mendon se faji për mosfunksionimin e martesës ishte krejtësisht i Pitt.

Sipas 44-vjeçares ai e ktheu familjen e tyre përmbys përpos kësaj, fakti që ata nuk po arrijnë një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve e ndalon atë që të udhëtojë jasht shtetit me ta.