Showbiz

Pritjes i erdhi fundi, Olta Goxhari bëhet nënë për herë të parë

Ajo e ka shijuar në maksimum pritjen e ëmbël dhe herë pas here publikonte foto apo video me barkun e rrumbullakët.

Tashmë pritjes i erdhi fundi pasi aktorja shqiptare Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj. Nëpërmjet një postimi në Insta Story, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një tufë me trëndafila të bardhë ndërkohë që nuk harron të shkruajë as datën e shënuar 21/8/2020.

Momentalisht Olta nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth lindjes apo vogëlushit të saj por ne i urojmë bebes jetë të gjatë.