Showbiz

Problemet e tyre nuk kanë nisur tani, Kim dhe Kanye kanë jetuar të ndarë për 1 vit

Burime pranë Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zbuluar për “Daily Mail” problemet e tyre në çift.

Mësohet se dyshja e famshme kanë gati 1 vit që jetojnë të ndarë dhe e vizitojnë njëri-tjetrin 1 herë në muaj.

“Kim fluturon së bashku me fëmijët e saj në ëyoming ku po qëndron Kanye në mënyrë që ai të takojë fëmijët e tyre” -tha burimi.

Problemet e tyre dolën në pah për publikun gjatë fushatës së tij presidenciale ku reperi nisi nga deklaratat e tij të çuditshme.