Aktualitet

Prokurori Troci i nënshtrohet Vetting-ut, probleme me pasurinë

Prokurori Ramadan Troci doli sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga LDKPKI është referuar pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, së bashku me kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale. Ramadan Troci mbahet mend si prokurori që firmosi arrestimin e ish guvernatorit Ardian Fullani dhe që hapi çështjet e skandalit të tokave në Vlorë.