Bota

Rusi, tentohet një sulm kibernetik ndaj faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Ndërsa në Rusi po votohet për të zgjedhur Presidentin, faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bë shënjestër e një sulmi kibernetik, të dështuar. Kryetarja e Komisionit, Ella Pamfilova foli për përfshirjen e 15 shteteve, por nuk i dha emrat e tyre.  Moska pretendon se fuqitë e huaja po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale ruse, ndërsa prej kohësh, vetë Rusia përballet me një akuzë të ngjashme nga Amerika.