#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE: “Don Phenom nuk ndalet, së shpejti me 2 projekte të reja muzikore”

Shumë energji pozitive dhe momente argëtuese solli Don Phenom në studion e #thuajemepepsi.

Artisti i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm me 3 prurjet e reja muzikore surprizoi të gjithë dëgjuesit kur zbuloi se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Reperi gjendet mjaft mirë në The Top List me disa mga bashkëpunimet e tij muzikore ndërkohë që të gjithë fansat e tij shumë shpejt do ta dëgjojnë solo.

Artisti foli për mikrofonin e Top Albania Radios ku rrëfeu se ndihet shumë i frymëzuar për të krijuar muzikë. Ai është i fiksuar pas artit dhe punës dhe mendon se sa më shumë të punojë aq më shumë publiku do ta vlerësojë muzikën e tij.

Shumë shpejt Don Phenom do të vijë me 2 projekte të reja muzikore një prej të cilave do të publikohet pas dy javësh dhe do të jetë një këngë verore e ritmike. Detaje të tjera rreth këtyre këmgëve ai vendosi t’i mbajë surprizë edhe për pak kohë megjithëse fansat e tij presin me padurim prurjet e reja të reperit.