Showbiz

Tolgahan dhe Almeda janë gati për tu bërë sërish prindër

Ka vetëm pak muaj që modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman mirëpritën ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë të quajtur Efehan.

Dyshja së fundmi kanë qenë në një vizitë në Kosovë ku kanë dhënë edhe një intervistë për “Prive.al”. Aktori i famshëm turk i cili është kokë e këmbë në dashuri me bukuroshen shqiptare u shpreh se jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht pas lindjes së djalit.

Çifti po mendojnë të zgjerojnë familjen e tyre me një tjetër fëmijë dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt pasi plani është që Efehani të ketë një motër apo vëlla.

“E kemi në plan shpejt por do të presim dhe pak pasi duam të shijojmë kohën tonë vetëm me Efehanin” ,-u shpreh Tolgahan gjatë intervistës.