Showbiz

Tristian Thompson tradhëton Khloe Kardashian, reagon Enca

Këngëtarja e famshme Enca nuk ndjen kurrëfarë tolerance për meshkujt dhe këtë gjë e vërteton më së miri me anë të postimeve të saj të fundit dhe projektit më të ri “Dua”.

Në proflin e saj të Instagram-it këngëtarja ka postuar një pjesë të klipit dhe shkruan se nëse një mashkull guxon dhe e tradhëton ajo do t’i djegë shtëpinë.

Tradhëtia e personazheve të famshëm si ajo e Tristian Thompson dhe Khloe Kardashian ka shkaktuar edhe reagimin e Encës e cila ka bërë një deklaratë të fortë.

Ajo shkruan se kur mësoi se shtatzëna Khloe është tradhëtuar pak ditë para lindjes u zgjua me një urrjetje të fortë kundrejt të gjithë meshkujve të botës.