Bota

Turqi, testohet me sukses makina e parë fluturuese

Makina e parë fluturuese e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll. Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra lartësi në testet prototip të fluturimit. Kompania thotë se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.