Rajoni

Vuçiç: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës kërkon racionalitet”

Në Serbi, Aleksandër Vuçiç tha sot se çështja e Kosovës kërkon zgjidhje normale e racionale. Pas reagimeve të ashpra në Beograd lidhur me kufijtë, Presidenti Serb deklaroi se “Disa persona po i bëjnë fajtorë,  tradhtarë të lartë ose kriminelë lufte, por njerëzit e kuptojnë se nuk ka fitore, ka vetëm të ardhme”. Ndërkaq, dialogun me Prishtinën, Vuçiç e cilëson “të suksesshëm”.