Celebrities Gossip Showbiz

1 vit nga lindja e vajzës së saj, çfarë ka ndryshuar tek jeta e Katy Perry-t?

Takimi i parë mes vajzës së saj, Daisy me të fejuarin Orlando Bloom një vit më parë ndryshoi gjithçka për Katy Perry-n dhe, siç tregon dhe vetë këngëtarja për E! News, “Nuk mund të shkonte më mirë se kaq.”

Romanca e Katy Perry me të fejuarin e saj Orlando Bloom po shkon shumë mirë prej pesë viteve tanimë. Por marrëdhënia e saj me ish -in e tij, Miranda Kerr është ajo që na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Kerr në një intervistë të dhënë së fundmi ka habitur me deklaratën e saj,

Është e sigurt të them që e dua atë më shumë se babai i fëmijës tim. Tetë vite nga divorci, ai është si një vëlla për mua dhe shumicën e kohës, një vëlla i bezdisshëm. Kështu që ajo më ndihmon të merrem me të sepse mund të merret me të dhe unë i jam shumë mirënjohëse. Sepse thjesht heq presionin nga unë.

Në ditëlindjen e parë të vajzës së Katy-t duket se do të ketë pranë gjithë familjarët e saj, përfshirë Miranda-n.

Në 12 muaj që nga ardhja e saj në këtë botë, Daisy Dove Bloom ka shqiptuar fjalët e saj të para “Ajo ka thënë vetëm Dada , (ka zbuluar Bloom në The Graham Norton Show) mësoi të zvarritet dhe u shndërrua në një njeri krejtësisht tjetër nga java në javë.”

E megjithatë Perry është e sigurt se është ajo që është rritur më shumë se e bija nga kjo eksperiencë.

Ajo ndryshoi diçka vërtet të rëndësishme brenda meje. Dhe gjithçka që bëj tani, mendoj vetëm për të.

Është një lloj lumturie e pastër që Perry as që mund ta kishte ëndërruar vetëm disa vite më parë.