Showbiz

10 vite i pastër, këngëtari i The Rolling Stones tregon për varësinë ndaj alkoolit

Ronnie Wood ka 10 vite që ka konsumuar as edhe një pikë alkool dhe jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht.

Në një intervistë të rrallë për “The Daily Telegraph”, 73-vjeçari tha se jeta e tij është shumë herë më e bukur tani që nuk ka më varësi nga droga dhe alkooli.

Ai njihej si më i shfrenuari i grupit gjithmonë i pranishëm në festa deri në orët e para të mëngjesit, gjithmonë i pirë dhe nën efektin e substancave narkotike.

Prej 1 dekade i pastër, ylli i “The Rolling Stones” tregon se po e shijon jetën shumë më shumë sesa gjatë periudhave kur kishte varësi.