Showbiz

10 vite që nga formimi i “One Direction”, Liam Payne kujton pamjet e tij më ikonike

Kanë kaluar tashmë 10 vite që nga formimi i grupit të famshëm “One Direction” që çmendën britaninë por dhe të gjithë botën me këngët e tyre.

Edhe pse ata nuk janë më bashkë, i kujtojnë momentet me njëri-tjetrin me shumë mall.

Për këtë 10 vjetor, ish-pjesëtari i grupit të djemve, Liam Payne ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa nga pamjet më ikonike të grupit njëkohësisht edhe më qesharaket.

Shikoni galerinë e mëposhtme për të parë vitet e arta të këngëtarit në “One Direction”.