Celebrities Gossip Showbiz

1,2 apo 3? Fero pyet ndjekësit sa këngë duan që të publikojë!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.  Kënga e Feros ka plot 1 javë që është publikuar dhe ka mbi 1 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Pak kohë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë.

E duket se reperi e ka marrë mëse seriozisht këtë punë dhe ka vendosur të punojë mbi projektet e reja muzikore që do të lançojë. Madje, me anë të një postimi në Instastory vetëm pak minuta m♪7 parë, ai i ka “ofruar” ndjekësve të tij të zgjedhin se sa videoklipe duan që ai të publikojë pasi i ka gati.

Masi i kom fansat mat qart shqiptari, vendosa me ju gzu hala. A pe doni 1 muzik me spot a 2 a 3? 1, 2, 3?  

Gjithashtu, Fero publikoi një fotografi teksa shfaqet duke punuar në studio muzikore dhe krahas shkruan:

Vazhdojmë

Epo, mesa duket do të na duhet të presim goxha surpriza nga reperi!

Prej kohësh dihet se Fero ka probleme me reperin e njohur dhe shumë të pëlqyer nga publiku Unikkatil. E gjitha kjo ka nisur pak kohë më parë. por mesa duket ende nuk janë qetësuar gjakrat, Fero ka vendosur t’i trazojë sërish ujërat ku në një faqe me konkurse pune në Instagram, ku kërkohej ndihmës- kuzhinierë (duke ditur punën që Unikkatil ka bërë në ShBA )ka bërë tag reperin në formë tallje.

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit, i cili nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet në rrjete sociale. Jo vetë ai, por grupi i tij The Bloody Alboz” kanë publikuar një fotografi të montazhuar duke ironizuar Fero si një kamarier pastiçerie.

Nuk dihet se si do të shkojë kjo punë mes tyre, pasi ‘thumbat’ në rrjete sociale duket se nuk kanë të ndalur.