Aktualitet

15 raste të reja me koronavirus, tre pacientë në spitalin Covid 3!

15 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 290 testime të kryera gjithsej.

7 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290

Testime totale 2,015,357
Raste pozitive 332,553
Raste të shëruara 328,753
Raste Aktive 206
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 151
Fier 18
Vlorë 8
Durrës. 5
Lezhë. 5

Gjirokastër 7
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 3
Korçë. 1