Celebrities Gossip Showbiz

“2.45 minuta heshtje për…”, për çfarë e ka fjalën Elgit Doda?

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ka qenë tepër i suksesshëm edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut. Së fundmi Elgiti ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me Olsi Bylykun dhe është një baladë dashurie. Për këtë me anë të një Instastory Elgiti ka shkruar:

2.45 heshtje për dashurinë…

Para një muaji, Elgiti publikoi pjesën e dytë të hitit të tij ‘Toxic Love’ në bashkëpunim me Klodian Kodrën dhe ka kaluar mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.