Celebrities Gossip Showbiz

2 persona hynë në shtëpi për të surpizuar banorët e “BBV2”, ja kush ishin ata!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari surprizuan banorët e shtëpisë me një tortë në dorë. Ata iu bashkuan shtëpisë për ditëlindjen e Nitës, ku dhe darkuan së bashku në oborr. Të gjithë banorët e BBVip u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi.

Spektakli i Big Brother VIP sot nisi në një mënyrë të pazakontë. Pa muzikë, pa publik, pa ish-banorët, Arbana e nisi me një monolog mbi atë çka tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel. Roja i sigurisë mbeti i vdekur nga një plumb rikoshet.